Ermal Mamaqi në Natën e Vitit të RI
Ermal Mamaqi ka bërë publike një foto ku tregon se nata e Vitit të Ri në TV Klan do të jetë nën shoqërinë e disa prej aktorëve më të mëdhenj të humorit, shkruan opinion.al. Natën e ndërrimit të viteve në studion e “Xing me Ermalin” do të jenë të pranishëm ‘Cekja i Beratit’, ‘Remja i Durrësit’, Rita Lati, aktori i madh shkodran Zef Deda etj.
Rikthimi në ekran i aktorëve më të mëdhenj të humorit shqiptarë, të mbledhur të gjithë së bashku pritet të sjellin një natë speciale e plotë të qeshura.

