Erseka dhe Bilishti imune ndaj SIDA-s, Tirana rekord të infektuarish

1000 persona jetojnë në vendin tonë të infektuar me HIV AIDS, ku nga ky numër 102 janë diagnostikuar me virusin HIV në periudhën janar-nëntor 2016.

Rrrugët e transmetimit vijojnë të jetë ato seksuale dhe rritje të rasteve kanë shënuar edhe infektimi nga marrëdhëniet homoseksuale.

Institiuti i Shëndetit publik raporton për 1 fëmijë të infektuar me HIV gjatë këij vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meshkujt zënë numrin më të lartë të të prekurve, 704 persona, ndërsa femra 80 raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç që zënë 30% të rasteve. Përqindjen më të ulët, zënë moshat mbi 65 vjeç me vetëm 2%.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më të lartë të prekurve nga virusi mban Tirana me 446 raste, ndërsa numrin më të vogël Tepelena dhe Gramshi me nga 1 rast. Imunitet nga sëmundja vdekjeprurëse kanë vetëm Erseka dhe Bilishti.

1 dhjetori është dita kombëtare e sensibilizimit ndaj virusit HIV dhe fatmirësisht sipas ekspertëve të ISHP nuk kemi raste të reja nga përdorimi i shiringave të njëjta nga të droguarit, ndërsa personat e diagnostikuar vijojnë të marrin mjekimin në QSUT dhe në klinika të tjera në vend.

sida-1sida

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?