Ervin Karamuça hedh “bombën” në Top Channel: Tre oligarkë janë nën hetim, njeri ka ikur nga Shqipëria…

Ervin Karamuça, ose siç e thotë Arian Çani te emisioni i tij, “eksperti i CIA”, ka hedhur sonte një bombë në Top Channel te emisioni i Grida Dumës, Top Story.

Ndër të tjera Karamuça, i cili njihet se ka informacione shumë të klasifikuara për shkak të eksperiencës së tij profesionale, por edhe disa agjensi të huaja perëndimore kanë lidhje me të, pra ai tha se SPAK po heton intensivisht tre oligarkë. Njerit prej tyre, theksoi Karamuça, i ka sekuestruar BKH dhe SPAK serverin qendror të krejt pronave të tij. Në server, shtoi Karamuça, nëse SPAK-u i shkon deri në fund hetimit, ka prona të shumta dhe lidhje me politikën. Ndërsa një oligark tjetër, shpjegoi Karamuça në Top Channel e ka thirrur dy herë SPAK-u por për çudi asnjë media nuk e ka dhënë lajmin.

Me tej “eksperti i CIA”, shpjegoi se njeri oligark që pritej të arrestohej, ka ikur jashtë shtetit nga frika.

Ervin Karamuça tha se duhet që SPAK-u të hetojë jo vetëm politikën dhe zyrtarët, por edhe oligarkët e mëdhenjë se si marrin tenderimet dhe koncensionet nga qeveria. Dhe po të gërmojë me tej SPAK-u do të gjejë se nuk është punuar me para cash mes politikës dhe oligarkëve, por me aksione. Pra që shtetarët apo qeveritarët kanë dhënë fondet e buxhetit të shtetit, duke i konvertuar në aksione në filiale apo kompani të ndryshme të biznesit afër qeverive.

 

 

SHKARKO APP