Ervis Zholi: Rinia po kthehet nga diaspora për të ndryshuar këtë diktaturë moderne

Avokati Ervis Zholi, i kthyer nga Amerika për zgjedhjet e 25 prillit, mbështetës i LSI-së në zonën e Maliqit, ka mirëpritur një tjetër të ri që vjen nga diaspora në mbështetje të LSI-së.

”Klemensi vjen nga diaspora në mbështetje të familjes së madhe të LSI-së, duke shpresuar për një ndryshim të vërtetë që vetëm LSI-ja mund ta sjellë.

Familja e madhe e LSI-së është në mbështetje të çdo të riu shqiptar. Diaspora mbështet opozitën, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Si Klemensi janë dhe mijëra të rinjë që po i bashkohen LSI-së, duke u kthyer nga diaspora për të ndryshuar këtë diktaturë moderne”,-shkruan në facebook.

SHKARKO APP