FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Europën e pret një ortek kokaine

Sipas policisë Gjermane, në treg po depërtojnë gjithnjë e më shumë grupe nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia

Procesi paqësor mes qeverisë dhe lëvizjes kryengritëse majtiste FARC në Kolumbi mund të ndikojë në rritjen e ortekut të kokainës në Europë. FARC e ka shfrytëzuar procesin paqësor për t’i zgjeruar arat e mbjella me këtë shkurre tropikale, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”. Sipas një njoftimi të Zyrës së Drogës të OKB-së (UNODC) hapësira e mbjelljes mes viteve 2013 deri 2015 është dyfishuar dhe ka arritur 96 mijë hektarë.

FARC e ka paguar luftën e vet të armatosur me kokainë dhe tani është e interesuar të krijojë rezerva, supozojnë autoritetet e sigurisë. Në kuadër të negociata për paqe qeveria e Kolumbisë kishte hequr dorë nga spërkatja me helm e plantacioneve të kokainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrjedhimisht prodhimi i kokainës ka arritur nivel rekordi. Në Europë autoritetet kanë shënuar rënie të çmimit të kokainës. Gjithashtu po konfiskohet gjithnjë e më shumë kokainë: vetëm në portin e Antwerpenit vitin e kaluar janë konfiskuar 33,5 tonelata kokainë në vlerë prej 850 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një aktor kryesor në importimin e kokainës është ‚Ndrangheta nga Italia jugore, por, sipas Zyrës Federale të Policisë Kriminalistike të Gjermanisë, në treg po depërtojnë gjithnjë e më shumë grupe nga Ballkani, sidomos nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Dialogplus.ch

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?