FA ndërtojnë 45 m urë “bailey” në Grazhdan të Gramshit (FOTO)

Efektivët e Batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura përfunduan ndërtimin e urës “bailey” në fshatin Grazhdan, Njësia Administrative Kukur të Bashkisë Gramsh.

Për dorëzimin e kësaj ure te autoritetet vendore ishin pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koci i shoqëruar nga deputeti i zonës z. Anastas Angjeli, kryetarja e Bashkisë së Gramshit znj. Luljeta Dollani, si dhe banorë të zonës.

Në përshëndetjen e tij drejtuar banorëve, zëvendësministri z. Ministri Koçi, i falënderoi ata për mikpritjen dhe mbështetjen që u kanë dhënë Forcave të Armatosura, gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e urës, si dhe theksoi se Forcat e Armatosura do të vijojnë të kontribuojnë në mbështetje të komunitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e saj kryetarja e Bashkisë së Gramshit znj. Luljeta Dollani, falënderuar ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për kontributin e dhënë dhe punën e bërë për ndërtimin e urës të fshatit Grazhdan. Një falënderim i veçantë për Forcat e Armatosura erdhi nga mësuesit dhe nxënësit kësaj zone, të cilët për të shkuar në shkollë u duhej të kalonin lumin në këmbë duke rrezikuar jetën e tyre dhe kur kjo gjë ishte e pamundur, ata mungonin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ura “bailey” në fshatin Grazhdan me gjatësi 45 m, dhe me peshëmbajtje deri në 15 ton, i shërben fshatrave të Njësisë Administrative Kukur, si dhe njëkohësisht lidh këtë njësi me Njësinë Administrative Velçan të Bashkisë Pogradec, duke i lehtësuar jetën rreth 4000 banorëve të kësaj zone.

15328176_10210378720078615_600605354_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?