Falsifikonin vula, dy të arrestuar në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për falsifikim dhe shkatërrim rrugësh.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Dritan Hoxhallari, 39 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnjë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë, me Vendimin e datës 29.01.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale ”Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.
Ndërkohë Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Albjon Beqaj, 21 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendim e datës 29.04.2015, e ka denuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e7 shkatërrim i rrugëve”.

