“Familja ime u stresua”, Zagani i përgjigjet Tahirit: Po fëmijët e mi si u ndjenë kur më dërgove 20 veta?

Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani ka reaguar pas deklaratave të ish- ministrit Saimir Tahiri, i cili një natë më parë u shpreh në emisionin ‘Top Story’ se familja e tij ishte stresuar gjatë kontrollit që kreu policia në banesën e tij dhe se ai ishte deputeti i parë që policia i ka hyrë në shtëpi. Përmes një statusi në Facebook, Dritan Zagani, i cili denoncoi i pari lidhjet e ish ministrit me Habilajt i kujton Tahirit kohën kur ai i ka dërguar 20 persona për të kryer kontroll në banesën e tij në orën 01:00 të natës.

Statusi i Dritan Zaganit: 
E bukur kjo….!
Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para…edhe pse e morën ne cel qe prit se erdhem…edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit…prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende….!
Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete njëherë veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,,,,, a mendon ndopak si u ndjenë femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta…dhe qe ishte komplet e jashtligjeshme vetem e vetem qe ti dhe Habilet e tu trafikant te ndjehen fitimtare ndaj ligjeve te shtetit….!
Ti luani i djeshem qe ne nje nate te bukur u ktheve ne lepur…sot me djallezine tende te lige del as me pak e as me shume se nje hiene e zeze ne gjithe sa thua e shpif ndaj meje…ti qe te duket vetja kaq i zoti sa dhe nje nga vendet me humane dhe te drejte ne bote, jepka azil ne kurrizin tend…je qesharak deri ne dhembje…!
trhvb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?