Familja shqiptare i shpëton mrekullisht sulmit me kamion në Suedi

Suedia u trondit këtë të premte nga një ngjarje e rëndë, pasi një kamion i tonazhit të rëndë përplasi disa këmbësorë duke lënë 5 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.

Dëshmitar i sulmit me kamion ka qenë edhe një familje shqiptare e cila i ka shpëtuar mrekullisht sulmit.

“Isha në vendngjarje dhe pashë tmerr me sy, njerëz që shtypeshin me njëri-tjetrin për së gjalli nga frika e kamionit, i cili ngjasonte me një bishë të etur për jetë njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është bërë alarmante dhe vendi i ngjason ndonjë shtetrrethimi, po flitet se është sulm terrorist, por s’ma do mendja, sepse Suedia është shtet që pret mirë çdo fe dhe racë njerëzore, s’besoj se do zgjidhej Suedia për një sulm të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatmirësisht unë dhe familjarët e mi jemi mirë, por sot kaluam një hororr, më dhimbsen shumë ata të pafajshëm që vdiqën”, ka thënë një nga antarët e familjes shqiptare të cilët ishin në vendin e ngjarjes së rëndë në Suedi, përcjell “JOQ”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?