Fati i drejtorëve në duart e mësuesve. Urdhri i Nikollës…

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka urdhëruar një anketim për drejtorët e shkollave të arsimit parauniversitar për të matur performancën e tyre. Në urdhër thuhet se mësuesit e shkollës do të vlerësojnë në mënyrë të fshehtë me anë të një formulari tip punën e drejtorit dhe nëndrejtorëve të shkollës.

Urdhri i Nikollës vjen dy ditë pas takimit të kryeministrit Rama me drejtorët e shkollave, të cilët nga testimet e kryera kishin dalë me rezultate nën mesataren e vlerësimit.

Drejtoritë arsimore rajonale do ta organizojnë këtë anketim këtë të enjte në orën 12:00 duke grupuar disa shkolla në një të vetme ndërsa zyrat arsimore këtë proces do ta zhvillojnë të premten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedurat e anketimit në çdo njësi arsimore vendore do të monitorohen nga përfaqësues të ministrisë së Arsimit. Mësuesit duhet të jenë të pajisur me karta apo pasaportë për tu paraqitur në qendrat e anketimit në orën 12.00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?