Fatmir Mediu, anëtar i Komisionit të Asamblesë së OSBE për terrorizimin

Christine Muttonen, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ka uruar kreun e PR-së, Fatmir Mediu, për rolin e tij si anëtar i Delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Në një letër dërguar z.Mediu, z.Muttonen shpreh konsideratën ndaj kreut të PR-së, për angazhimin e tij si anëtar i Komisionit Ad Hoc të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

“Jam i kënaqur t’ju emëroj që të shërbeni si anëtarë i Komitetit ad hoc të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për luftimin e terrorizmit. Unë jam i sigurt se do të jepni një kontribut të konsiderueshëm në punën tuajën”.

Më tej në letër, bëhen me dije se komiteti pritet të: Të avancojë përpjekjet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në fushën e luftimit të terrorizmit me një theks të veçantë në çështjet ndër-dimensionale, të eksplorojnë qasje inovative në rajonin e OSBE-së dhe t’i raportojnë Presidentit dhe Komitetit të Përhershëm;

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqyrtimi i trendëve të terrorizmit në rajonin e OSBE-së dhe zhvilloni rekomandime të politikave të ardhshme që synojnë rritjen e rolit të OSBE-së dhe mbështetjen e përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse për të zhvilluar përgjigje efektive dhe që respektojnë të drejtat e njeriut kundër terrorizmit;

Swiss Digital Mobile Reklama

Nxitja e dialogut ndërparlamentar dhe shkëmbimi i praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjerra për çështjet që lidhen me luftimin e terrorizmit;

Të punohet ngushtë me strukturat ekzekutive të OSBE-së dhe me partnerët e jashtëm relevant në çështjet që lidhen me luftimin e terrorizmit për të përmirësuar dukshmërinë dhe ndikimin e veprimit të OSBE-së.

Nxitja e ndjekjes së rekomandimeve të ZAP-it të OSBE-së në fushën e luftimit të terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?