Fatmir Xhafaj: Spastrim të plotë dhe sekuestrim të aseteve të krimit
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar aksionin e sotëm në Policisë së Shtetit në qytetin e Fierit.
Në pranga ranë tre persona të dyshuar për vepra të rënda penale. “Në Fier u realizua goditja e parë e #Forca e Ligjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses! Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre” shprehet ministri Xhafaj.

