Fatos Klosi: Kryeministri çunak, Majko, donte të më arrestonte. Puna e parë e tij në jetë ishte si kryeministër!
Pandeli Majko ka qenë dy herë kryeministër i vendit.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi ka rrëfyer në emisionin “N’Demos” disa detaje nga koha kur në vend ishte kryeministër Pandeli Majko. Në fakt marrëdhëniet mes Klosit dhe Majkos nuk kanë qenë asnjëherë të mira.
Gjatë kësaj interviste, Klosi ka thënë se Pandeli Majko ka dashur ta arrestonte në zyrën e tij, për dy snajpera që u kapën në aeroportin e Tiranës dhe që donin t’i shkonin UÇK-së. Edhe pas kaq shumë vitesh nuk ia harron Klosi ish kryeministrit Majko.
Pjesë nga intervista:
Klosi: Pandeli Majko donte të më arrestonte në zyrën e tij, po mos e thoni këtë se është qesharake, për dy snajpera që u kapën në aeroportin e Tiranës. Vinin armatime nga Chicago kalonin të gjitha aeroportet se nga Chicago nuk ka fluturim direkt në Tiranë dhe kalonin nga New York në Zyrih dhe me pas në Tiranë, domethënë që kishte një opinion të përgjithshëm që po luftohej për pavarësi, nuk ishin terroristë.
Pyetje: A ishte ky pengesa kryesore apo kishte dhe të tjerë më vonë ose më herët?
Klosi: Asnjë në Shqipëri nuk kishte. Ky nuk e di a kishte frikë, apo dëshirë për t’u dukur para të huajve që ky po bënte detyrën si kryeministër, se çunak ishte. Po ta them edhe njëherë një kryeministër 30 vjeç, puna e parë që kishte bërë ishte kryeministër.
Shënim: Pritet edhe reagimi i Pandeli Majkos për këtë akuzë te ish-shefit të shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi.