Fatos Klosi: Varfëria, faktor kyç që i shtyn shqiptarët drejt ektremizmit

I ftuar në studion e Report Tv,  ish-kreu i ShIK-ut, Fatos Klosi ka deklaruar se një ndër faktorët kyç që shtyn drejt veprimeve ekstremiste është varfëria.

Sipas Klosit në Shqipëri nuk ka pasur islamizëm radikal, por ka ardhur në këto 20 vitet e fundit.

Klosi deklaroi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitet për të shmangur radikalizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka ambjent për terrorizëm në Shqipëri, nëse bëhen veprimet e duhura nga shteti ky fenomen nuk do zhvillohet në Shqipëri”- tha Fatos Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Fatos Klosit, Shqipëria ka ambjent të papërshtatshëm për zhvillimin e terrorizmit. Terrorizmi kërkon hapësira të mëdha për të lëvizur. Këtu është vend i vogël. Këtu njerëzit e njohin njëri-tjetrin”- tha ndër të tjera Fatos Klosi.

Gjithashtu ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitet e mundshme për të mbajtur nën kontroll të dyshuarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?