Fatos Lubonja: Rama, vendim terrorizues për mbylljen pa afat të jetës

Ditën e sotme qeveria vendosi mbylljen e aktivitete kryesore të biznesit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve pa afat të caktuar. Më herët, urdhri i qeverisë për mbylljen e shkollave, çerdheve, lokaleve, restoranteve dhe deri te klinikat dentare ishte i vlefshëm deri më datën 3 prill.

Analisti Fatos Lubonja se vendimi i qeverisë për të shtyrë pa afat mbylljen e jetës në vend është deprimues dhe terrorizues.

Sipas Lubonjës, edhe vendet më të prekura se ne nga koronavirusi kanë përcaktuar gjithmonë data. Analisti theksoi se ashtu siç Rama përcaktoi planet A, B, C dhe D, ashtu duhet të përcaktojë datë edhe për mbylljen e jetës.

“Shumë gjëra i kemi bërë siç i bën bota, duke imituar botën, që është në situatë shumë më të vështirë se ne. Italia gjithmonë ka përcaktuar data. Ashtu si kryeministri ynë përcaktoi plane A, B, C e D, ashtu duhen përcaktuar edhe datat për mbylljen e jetës. Kjo është më shpresëdhënëse, por edhe më pak deprimuese e terrorizuese. Këto vendime duhen marrë me shumë kujdes, me Parlamente, me këshilltarë, jo kështu dikujt i teket”,- tha Lubonja në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

SHKARKO APP