Faza e tretë e regjistrimeve, përfitojnë 4 mijë maturantë

Rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon 2 raunde regjistrimesh, ku i dyti përfundoi më 14 tetor. Por, Ministria e Arsimit jep një mundësi të tretë deri më datë 26 nëntor. “Po krijohet një mundësi që të gjithë ata aplikantë që nuk janë regjistruar në raundin e parë dhe të dytë që të kenë mundësi të regjistrohen në degën ku kanë interes. Janë 4 mijë studentë që përfitojnë nga ky shans i tretë”, shprehet Arjan Xhelaj, Drejtori i Rrjeti Akademik Shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Portali “UAlbania”, në total numërohen 22 mijë të regjistruar në universitetet publike dhe private, nga të cilët 17 mijë në raundin e parë dhe 5 mijë në raundin e dytë. Po si shpërndahen vendet e lira në universitetet më të mëdha publike të vendit?

“Në Universitetin e Tiranës kemi 5420 aplikantë të regjistruar. Në Universitetin Politenik pothuajse i ka ezauruar të gjitha kuotat, po ashtu edhe Mjekësia apo Stomatologjia”, thotë Xhelaj. Më tej ai thotë se përparësi në këtë raund të tretë kanë ata që janë në listë nga klasifikimet e raundit të dytë, për t’u shpërndarë më pas te aplikantët e rinj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pranimet në Universitetet Publike/Private
Raundi  1  17 mijë të regjistruar
Raundi  2  5 mijë studentë
Raundi  3  4 mijë kuota të lira

Swiss Digital Mobile Reklama

Universiteti i Tiranës
5631 kuota në total
5421 aplikantë të regjistruar
210 kuota të lira

Universiteti Politeknik
1765 kuota në total
1716 aplikantë të regjistruar
49  kuota të lira

Universiteti i Mjekësisë
913 Kuota në total
898 aplikantë të regjistruar
15 kuota të lira

/TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?