Fëmijët shpëtuan, këta dentistë do kujdesen falas për ta (FOTO)

Dentistët e rinj të Tiranës do të kujdesen falas për dhëmbët e të gjithë vogëlushëve në kopshtet e kryeqytetit. Kjo falë marrëveshjes së nënshkruar këtë të premte nga Bashkia Tiranë dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare që parashikon ardhjen në ndihmë të fëmijëve në kopshtet e Tiranës, në mënyrë vullnetare.

Marrëveshja u firmos nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe synon krijimin e kushteve optimale për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Aktualisht, Bashkia ka ndërmarrë nismën “Të mbrojmë fëmijët nga aksidentet rrugore”, ku çdo ditë vullnetarët dhe nxënësit para fillimit të mësimit ndihmojnë të vegjlit për të kaluar vijat e bardha në rrugëkalimet pranë shkollave të tyre

Megjithatë kjo nuk është hera e parë ku në ndihmë të Bashkisë së Tiranës kanë ardhur grupe vullnetare. Të tilla janë rastet e zjarreve, përmbytjeve por edhe aktivitete të tjera me interes publik, si pastrimi apo kujdesi social.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?