Festat e fundvitit, policia kalon në shërbim të përforcuar

Prej orës 16.00 të kësaj të hëne policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar, deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, duke hyrë në fuqi dhe masat e marra për festat e fundvitit. Në gatishmëri do të kalojnë dhe Forcat Lëvizëse Operacionale si Reparti Renea dhe ai i Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Masat e marra për tu  zbatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor synojnë: Rritjen e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit duke shtuar numrin e patrullave të përgjithshme përgjatë 24 orëve. Marrjen e masave për krijimin e lehtësirave të nevojshme për qytetarët në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke shtuar numrin e sporteleve dhe të personelit policor. Përforcimin e masave për rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë akset kryesore rrugore të vendit, duke rritur numrin e patrullave të policisë rrugore, si duke patrulluar me Grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të rritur sigurinë në këto akse rrugore”, tha Altin Qato, drejtori i përgjithshëm për sigurinë në Policinë e Shtetit.

Gjithasht, sipas Qatos do të merren masa për mbarëvajtjen e të gjithë aktiviteteve festive që do të zhvillohen nga institucionet e ndryshme shtetërore, organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera me rastin e festave të fundvitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Marrjen e masave për sigurimin, grumbullimin, përpunimin dhe analizimin e  informacioneve mbi çdo tendencë dhe aktivitet të mundshëm kriminal dhe terrorist, apo tendenca të tjera të mprehta kriminale që lidhen me zhvillimin e festave të fundvitit.  Forcimin e masave për kontrollin ndaj personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore me qëllim parandalimin e kryerjes së ndonjë akti të mundshëm kriminal. Përforcimin e masave të sigurisë për ruajtjen e objekteve më të rëndësishme shtetërore, publike e private, nënstacionet elektrike apo te depove të ujit pijshëm tha Qato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pjesë e planit të policisë konsiderohet edhe përdorimi pa kriter i fishekzjarreve për të cilat do t’u jepen këshilla qytetarëve dhe duke mos kërkuar përdorimin e tyre nga të miturit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?