Fier – Arrestohet 43-vjeçari, denoncimi i gruas: Më dhunon në sy të fëmijëve!
Një 43-vjeçar banues në Levan të Fierit është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje.
Arti Baka përfundoi në pranga, pasi bashkëshortja e tij shtetasja F.B, 29 vjeçe ka bërë kallzim në polici se është dhunuar prej tij.
Sipas 29-vjeçares, bashkëshorti në mënyrë të vazhdueshme ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj në prezencë të fëmijëve dhe në disa raste ka tentuar të presë damarët e dorës e të pijë fotoksinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes i mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.
/Oranews.tv/

