Fier/ Biznesmeni godet me thikë të riun, arrestohet. Emri

Godet me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Albert Myrtaj, 47 vjeç, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier, në një lokal të marrë me qera nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi S.Ç ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?