FIER/ Ngacmoi seksualisht të miturën, pranga 29 vjeçarit
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 07:19
Policia e Fierit ka vënë në pranga një të ri, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Klodian P., i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 16 vjeçare.
Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në polici ndaj djalit të ri. Sipas policisë, dosja i ka kaluar Prokurorisë se Fierit, për veprën penale “vepra të turpshme”.

