Fier – Situata e përmbytjeve, pastrohet kanali kullues në zonën e Frakullës

Pas përmbytjeve të ndodhura në jug të vendit autoritetet vendore në Fier kanë nisur të pastrojnë kanalet kulluese për të shmangur përsëritjen e këtij fenomeni gjatë stinës së dimrit.

Nis ndërhyrja për pastrimin e kanaleve kulluese në Fier për të përballuar intensitetin e reshjeve që priten gjatë dimrit dhe për të përballuar përmbytjet.

Në Frakull të Fierit është ndërhyrë në të gjithë gjatësinë e kanalit të njohur si kanali i Kalinores, i cili ishte i njohur për problematikën që shkaktonte me përmbytjet në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i njësisë administrative Frakull, Dashnor Troka, ka theksuar se me punën e nisur synohet ti jepet fund përmbytjes së tokave në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zona e Frakullës pësoi dëme të konsiderueshme gjatë përmbytjeve të fundit të ardhura si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe mosfunksionimit të kanaleve kulluese, të cilat në pjesën më të madhe kanë qenë të bllokuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?