Fier/Ekzkutohet me 30 plumba në trup, “armiku” i Elton Çiçës

Personi në foto është viktima Nelgert Pata 34 vjeç nga Tepelena, i cili u ekzekutua sot në Fier në aksin drejt Semanit në vendin e quajtur “Qenas”.

Nelgert Pata u qëllua me breshëri automatiku brenda makinës së tij në lëvizje. Ai ka qenë në kërkim që prej gushtit të këtij vitit, pasi në një lokal në Rrugën e Kavajës në Tiranë iu bë një tjetër atentat, por që shpëtoi paq pasi mbeti i lënduar lehtë në vesh.

Nelgert Pata dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Elton Çiços një vit më parë në një lokal në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në atë kohë, Pata ka qenë në burg por mendohet se ka bashkëpunuar nga qelia me vrasësit e Çiços, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi, të cilët janë ende në kërkim. Policia është duhet hetuar në pistën e hakmarrjes mes dy bandave nga Tepelena, që ka pasuar me një kalvar të gjatë atentatesh mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nelgert Pata, që u vra sot në Fier gjatë një atentati i mbijetoi një tjetri në Tiranë më 21 gusht të këtij viti. Ngjarja ndodhi te ish-Parku i Autobusëve, ku ai mbeti i plagosur.

Po kush është Nelgert Pata? Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2008 së bashku më babain e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni, ai është edhe i kerkar nga Policia për vrasjen e Elton Çiços.

AKUZAT PER PROSTITUCION
 Nelgert Pata së bashku më babanë e tij Astrit Pata janë gjykuar nga organi i akuzës për shfrytëzim prostitucioni, pas një denoncimi të bërë nga shtetasja Silvana K.

Vajza, ka rrëfyer se në vitin 2004 ajo ishte njohur me Astrit Patën në lokalin e të vëllait të tij në Tepelenë, ku vajza punonte si kameriere.

Sipas saj, Astrit Pata i kishte kërkuar më pas të shkonin së bashku për pushime në Greqi. Nga Greqia, Silvana K, thotë se Astrit Pata e kishte dërguar me dokumente false në Norvegji, ku atje e kishte pritur djali i tij, Nelgerti, në atë kohë sapo kishte mbushur 20 vjeç.

Aty nis edhe kalvari i saj, pasi Nelgerti e kishte detyruar të prostituonte. Ajo ka mundur të shpëtojë nga tutorët dhe ka bërë denoncim. Astrit dhe Nelgert Pata u arrestuan pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, në prill të vitit 2006.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i kë dënuar më 13 korrik të vitit 2009 babë e bir me 31 vite burg dhe 13 milionë lekë gjobë me akuzën për “trafik prostitucioni”.  Apeli ka dënuar me 15 vjet dhe 7 milionë lekë gjobë, Astrit Patën, ndërkohë që të birin e tij Nelgert Pata 16 vjet dhe 6 milionë lekë gjobë.

ATENTATI NE TIRANE DHE DYSHIMET PER VRASJEN E ÇIÇOS

Nelgert Patës iu bë një atentat në Tiranë më 21 gusht të këtij viti te Parku i Autobusëve. Ai mbeti i plagosur, por u zhduk menjëherë pas ngjarjes, pasi ishte i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në lokalin ku u plagos Pata, dukeshin autorët që presin momentin sa të shkojë aty i dëmtuari. Më pas, kur ai shkon aty, e sulmojnë, fillimisht me grushte e më pas njëri qëllon me pistoletë në drejtim të tij. Ai ka qenë i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Elton Çiços.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?