Fierëz/Përplaset furgoni i punëtorëve, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku furgoni i punëtorëve të hidrocentralit të Fierzës është përplasur. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushaj, ku furgoni i puntorëve është përplasur me një furgon mallrash.

Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Dem Oruçi, ndërsa një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?