Fillon numërimi i kutive të para të votimit. LSI-PS-PD kokë me kokë në vota
Ka përfunduar së numëruari kutitë e parë e votimit në Pustec në fshatin Kallamas. Dhe në Gusmar të Tepelenës.
Pas numërimit në Kallamas( Korçë) ka rezultuar se LSI ka marrë 100 vota, PS 112 dhe PD 110, ndërsa LIBRA vetëm 1 votë.
Në tre kutitë e para në Pustec të Korçës ka përfunduar numërimi: Rezultati: PS ka marrë 446 vota, LSI 435 dhe PD 257.
Në fshatin Liqenas PS 201, LSI 202 dhe PD 83 vota. Në kutinë e parë në Luras të Kolonjës, në qendrën e votimit numër 4043, PS ka 55 vota, LSI 42, dhe PD 6.
Nnë bashkinë e Përmetit pas numërimit të kutisë së parë PS dhe LSI janë në balotazh duke nxjerrë në vendin e 3 PD-në.Kështu në KZAZ-në 74 në Përmet pas numërimit të kutisë së parë kryeson LSI dhe PS me nga 66 vota secila, ndërsa PD 49 vota.
Kutia në Progonat (Gjirokastër)
PS 204
PD 87
LSI 37 vota
Ndërkohë në Bashkinë e Durrësit dhe Elbasanit me vendim unanim procesi i numërimit është shtyrë ditën e hënë ora 07.00.
Në Tiranë akoma nuk ka filluar numërimi. Por numërimi në qarqet e tjera sapo fillon.

