Filmi “Kur xhirohej një film”, udhëton drejt Izraelit
Origjinaliteti i kinematografisë Shqiptare, gjithmonë ka tërhqeur audiencën e huaj. Kështu që, pas filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, SHBA e sidomos në Britaninë e Madhe.
Filmi gjatë vitit 2014 ka udhëtuar në 19 qytete të saj dhe është rradha e një tjetër filmi të regjizores së mirënjohur Xhanfise Keko, e cila do të shfaqet për spektatorin e huaj.
Fjala është për një tjetër film, i cili është i njohur nga të gjithë ne, është filmi “Kur xhirohej një film”. Pas 35 vitesh nga realizimi iu tij, tashmë ai “udhëton” drejt Izraelit.
Ky film u shfaq mbrëmë për herë të parë, në Cinematekën e Tel-Avivit.
I subtitruar në hebraisht, filmi u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit. Shfaqja e tij do të vijojë sot në Cinematekën e qytetit të Haifës dhe nesër në atë të Jeruzalemit.
Filmi “Kur xhirohej një film” ishte i shumëdiskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij “tabu” ku trajtohej problematika e barazisë gjinore.