Fino flet si Rama por del dhe kundër Gjiknurit: S’mund të presim marrëveshjet e orëve të fundit
Në një kohë kur Damian Gjiknuri, sekretari i përgjithshëm për Refomën Zgjedhore në PS tha dje se do të prisnin PD deri në 5 Maj që të propozonin emra për komisionerët në zgjedhje, duket se në selinë rozë nuk mendojnë të gjithë njësoj.
Bashkim Fino tha sot në seancën në Kuvend se nuk mund të priten orët e fundit që opozitës ti mbushet mendja, dhe administrata e KQZ-së duhet të përbëhet nga njerëz të lirë.
Nga foltorja e Kuvendit, Fino tha se PD e LSI-së po sillet në të njëjtën mënyrë si para zgjedhjeve të 2017.
“Sjelljet e PD dhe LSI janë të njëjta me ato para zgjedhjeve të 2017. Nuk mund te presim marrëveshjet e orëve të fundit për të futur opozitën në zgjedhje. KQZ të vijojë me përgatitjet dhe PS të mbështesë punën e KQZ-së. Ky proces zgjedhor është një sfidë për PS”, u shpreh deputeti socialist Bashkim Fino.

