Firmoset marrëveshja e “Durrës Yacht & Marina”, Rama: Investimi më i madh i huaj në historinë e vendit tonë

Firmoset marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” nga qeveria shqiptare dhe investitori Mohamed Alabar.

Kryeministri Rama, i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes tha se ky është finalizimi i i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik, prestigji i të cilit është botërisht i njohur.

Koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptarë si një lokomotive që do sjell impakt të jashtëzakonshme në rritjen e shpejtë të zhvillimit ekonomik. Do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguar për shumëkënd që s’do ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë të ikë jashtë.

Shteti nuk ka asgjë nën rrogoz, se po të kishte s’do merrte dot 33% të aksioneve. Kjo është një tjetër arsye për të qenë krenar. Jam i lumtur të mbështesim me të gjithë forcën këtë projekt dhe e shoh me gëzim ditën kur do të shohim këtë ëndërr të kthyer në realitet dhe do mund t’iu themi fëmijëve tanë që ne ishim kur u mendua të hidhej vija e parë në letër për këtë projekt që do të jetë një lokomotivë e re zhvillimi ekonomike social por do ti japë Shqipërisë një arsye më shumë për krenarinë kombëtare”, tha Rama.

Ndrëkohë, ministrja Balluku u shpreh se:

Ky projekt do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë pamjet e turizmit jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Interesi ka qenë shumë i madh nga qytetarë nga diaspora dhe e gjithë bota.

Nuk ka qenë e lehtë të negocionim. Ecnim në një rrugë krejtësisht të re. Tashmë kemi dhe projekte të tjera të kësaj natyre. Realizimi i projektit do të vërtetojë se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Ky projekt i këtij lloji me PPP, parashikon që aksioneri ka të gjitha benefitet e një aksioneri në të ardhura. 45% e hapësirës së portit aktual i mbetet shtetit”.

Nga ana e tij investitori Mohamed El Alabbar, i cili do të ndërtojë Portin e Durrësit, tha sot pas firmosjes së marrëveshjes së zhvillimit se ky është një projekt i jashtëzakonshëm, me teknologji shumë avangardë. Ai tha se vigjilenca e Qeverisë shqiptarë për gjithçka lidhej me projektin ka qenë shumë më lart se të gjitha vendet e tjera.

 

SHKARKO APP