Izraeli këngën më të mirë, por fituese e Eurovizion shpallet Bullgaria
Pas një dueli me Izraelin, Bullgaria fiton nga votat popullore festivalin e Eurovizion. Në fakt juritë profesioniste të 35 shtetëve shpallen fituese “Mishel” të Izraelit, por “publiku” i dha Bullgarisë. Në fakt dukej se juria qendrore e festivalit nuk donte që ta çonte Eurovision në Izrael ndaj në fund ia kaloi pikët gjoja popullore drejt Bullgarisë, e cila ishte një këngë jo e nivelit të “Mishel”.
Eurovisioni përherë është akuzuar për votime politike se sa profesioniste artistike.
Vendi i parë : Bullgaria
Vendi i dytë : Izraeli
Vendi i tretë: Rumania
Vendi i katërt: Australia
Shqipëria u rendit e 13-ta. Shqipëria votoi për Italinë me 12 pikë, kurse Italia nuk na dha asnjë pikë! Ndërsa Portugalia votoi për 12 pikë për Shqipërinë. Asnjë pikë nuk na dha juria e Gjermanisë, Belgjikës, Anglisë, etj.
Bullgarja Dara fitoi edicionin e sivjetshëm të Eurovision Song Contest në Vjenë me këngën e saj “Bangaranga”. Izraeli renditet i dyti, Shqipëria zuri vendin e 13-të.
Bullgaria ka fituar Eurovision Song Contest (ESC) në Vjenë. Këngëtarja Dara me këngën e saj ritmike “Bangaranga” fitoi atë të publikut dhe u rendit përpara Izraelit, që zuri vendin e dytë . E pyetur se çfarë do të thotë “Bangaranga”, Dara tha se bëhet fjalë për një ndjesi, për një energji të veçantë dhe për idenë se “gjithçka është e mundur”. E treta u rendit Rumania, Australia e katërta, e cila merr prej vitesh pjesë në Eurovisiob. Shqipëria zuri vendin e 13-të.

Bullgaria u rikthye këtë vit në ESC pas një pauze trevjeçare. Kjo është fitorja e parë për vendin e Europës Lindore në këtë konkurrim, dhe vitin e ardhshëm Bullgaria do të jetë organizatore e ESC-së. Pas fitores, Dara tha se kjo nuk është një arritje vetëm për të, por për gjithë skenën artistike në Bullgari. “Do ta organizojmë ESC-në në Sofje dhe duhet të përgatitemi që t’i presim të gjithë ata njerëz.”
KOHA JONË SONDAZH

