Fjolla Morina bëhet banorja më e re e Kukësit, ja ku do të qëndrojë në “Arrest Shtëpie” këngëtarja
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e “Arrestit në Shtëpi” për këngëtaren Fjolla Morina e cila u kap në Morinë me ármë në makinë. Burime për Faxweb bëjnë me dije se këngëtarja do të qëndrojë në një apartament me qera në afërsi të Komisariatit të Kukësit për të respektuar masën e sigurisë të dhënë ndaj saj.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj këngëtares Fjolla Morina, u mbajt ditën e sotme në Gjykatën e Kukësit. Kjo seancë ishte disi e pazakontë pasi fillimisht ajo u shty me kërkesë të këngëtares. Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska u shpreh fillimisht se seanca u shty pasi kërkesa e parë e prokurorisë ishte për arrest në burg, por duke qënë se Fjolla pretendonte se ishte shtatzënë dhe ishte e pamundur që ajo të lihej në qeli sipas nenit 230 pika 2.
Për këtë arsye këngëtares iu la kohë për të gjetur një kontratë qiraje ose për të paraqitur garancinë pasurore që do të bënte të mundur shmangien e arrestit me burg dhe dhënien e masës “Arrest Shtëpie”.
Këngëtarja fillimisht paraqiti alibinë se ishte shtatëzanë, në mënyrë që siguronte masën e “Arrestit në Shtëpi”, por ishin mjekët ata të cilët vërtetuan të kundërtën.
Kujtojmë se këngëtarja kosovare Fjolla Morina u arrestua ditën e shtunë në pikë kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri me vete. Në deklaratën e saj përballë organit të akuzën, Fjolla e pranoi autorësinë e armëve ndërsa është shprehur se e kishte harruar atë në çantë.
Së bashku me të për masë eshte edhe biznesmeni nga Kosovar që jeton në Belgjikë Fysnik Syla si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Të dy u lanë në arrest me burg 30 ditë, kohë brenda së cilës do bëhet një ekspertizë balistike për të vërtetuar nëse ka gjurmë kapilare të dy të arrestuarve në armën e gjetur në çantën e Morinës.