Flakët përfshijnë zonën pyjore në Darëzezë, ndërhyrja e shpejtë shmang rrezikun

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në zonën e Darëzezës, pranë një sipërfaqeje pyjore, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt pyllit.

Flakët përfshinë shkurre dhe bimësi të ulët, por falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu në kontroll brenda një kohe të shkurtër.

Reagimi i menjëhershëm u mundësua edhe nga afërsia e stacionit zjarrfikës me vendngjarjen. Fatmirësisht, flakët nuk arritën të përhapen në sipërfaqen pyjore dhe nuk raportohen dëme të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?