FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flet Armando Duka pas tritolit në shtëpi

Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka reaguar për herë të parë për SYRI-n, pas vendosjes së tritolit në banesën e tij në Durrës.

Duka është dukur i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ka theksuar se autori i vendosjes së tritolit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Duka: Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigjes së Veliajt për këtë rast se sipas tij ky është një filëm, Duka i është përgjigjur se Veliaj është mësuar me filma.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duka: Po ç’lidhje ka me filmat e Veliaj, ai është i mësuar me filma.

Në një lidhje direke me Çim Peka Live në SYRI TV, Duka uron që kjo ngjarje të mos jetë e organizuar nga personat me pushtet, pasi sipas tij, nëse do ishte e tillë do ishte shumë e rëndë jo për të dhe familjen e tij por për të gjithë Shqipërinë.

PekaA jeni shantazhuar për të dhënë dorëheqje?

Duka: Nuk më zhantazhon njeri mua. Nuk dua ta lidh me atë ngjajre pasi është shumë e rëndë, jo për mua por për gjithë Shqipërinë.

Pyetjes së ndalimi i delegatave nga ana e policisë është i qëllimshme, Duka i’u përgjigj se duhet të hetojnë ato që kanë dhënë urdhër për ndalimin e tyre pasi nuk bëhet pa urdhër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?