Flet gruaja e Klement Balilit: Shteti të më gjejë burrin ku e kam, nuk kontaktoj prej kohësh

Bashkëshortja e të shumëkërkuarit Klement Balili ka folur për herë të parë për operacionet e Policisë për kapjen e bashkëshortit të saj të konsideruar nga autoritetet greke si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Alma Balili ka thëne se policia ka hyrë me forcë në shtëpi duke terrorizuar familjen. Më tej ajo ka thënë gjatë një prononcimi për mediat se nuk ka kontaktuar me të shoqin prej disa kohësh deh nuk e di vendndodhjen e tij.

“Që kur u shpall në kërkim nuk ka qenë në shtëpi, unë nuk kontaktoj me tim shoq, nuk e di se ku është, shteti të ma gjejë se ku është im shoq”- ka thënë Alma Balili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme, Policia e Shtetit, Forcat RENEA dhe ato të FNSH zbritën në terren, ndërsa kryen kontrolle në disa banesa dhe biznese, ku dyshohet se mund të jetë fshehur apo të ketë pasur gjurmë të Balilit. Ndërkohë, 11 persona u shoqëruan për tu marrë në pyetje në polici.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas aksionit, vëllai i Balilit, Bashkimi akuzoi policinë për sjellje prej horrash dhe tha prerë se Balili nuk është në Shqipëri, por ka shkuar atje ku nisi problemi, duke lënë të kuptohet se ka shkuar në Greqi.

Klemend Balili akuzohet për disa vepra penale, mes tyre ‘Trafikim narkotikësh në bashkëpunim’, ‘Krijim e pjesëmarrje në grup kriminal’, “Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ndërsa cilësohet nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?