Flet pas tentativës për t’u vetëdjegur, Anxhela: S’dua ta shes trupin, kërkoj punë
Dje 32-vjeçari Fatjon Hoxha, transvestiti që njihet me emrin Anxhela, tentoi që ti jepte fund jetës, duke u vetëdjegur. Ende në gjendje shoku, “Anxhela”, ka pohuar se kërkon një punë dhe një strehë ku të futi kokën.
Në moshën 18-vjeçare prostituonte dhe më pas u bë vartëse e drogave, por më pas pati guximin të dilte nga vartësia e saj.
Është braktisur nga familja e saj qysh kur ka qenë 4 vjeç, është përdhunuar 2 herë në fëmijërën e tij dhe për më shumë vite ka shitur trupin për mbijetesë.
Anxhela është 32 vjeç dhe shprehet se nuk ka qenë kurrë në një shtëpi. Nuk ka gëzuar asnjëherë një strehë të sajën. Tani kërkon që të gjejë një punë, qoftë edhe si punonjëse pastrimi. Ajo nuk dëshiron të shesë trupin.
Ka trokitur për ndihmë gjithandej dhe në të gjitha rastet dera i është përplasur fytyrës për shkak të paragjykimeve. Aktualisht ajo jeton në lulishte përballë Parlamentit.

