Flet sportisti i mbijetuar nga rrëzimi i avionit

“Mbijetova sepse ndoqa protokollin e sigurisë. E futa kokën në mes të këmbëve dhe u vendosa në pozicionin fetal”. Kjo është dëshmia e parë e teknikut të fluturimit Erëin Tumiri mbi atë që ndodhi në avionin “LUMIA” që transportonte 77 persona në bord shumica e të cilëve ishin pjesë e skuadrës së Chapecoense.

Sipas informacioneve nga mediat kolumbiane Tumiri gjendej në pjesën e pasme të avionit së bashku me një të mbijetuar tjetër, hostes Ximena Suarez që kujton vetëm që “dritat u fikën, më pas kaos dhe në fund nuk mban mend asgjë”. Bashkë me ta shpëtuan edhe futbollistët Ruschel, Follman (portieri që ka humbur një këmbë), Helio Neto dhe gazetari Rafael Valmorbida Henzel, të gjithë ndodhen në spitalin e Medelin.

Në pritje të sqarojnë shkaqet e rrëzimit të avionit ku vdiqën 71 persona përmenden dy arsye kryesore: defekt elektrik ose përfundim i karburantit. Boliviani Tumiri i ka thënë “Radio Caracol” se “shumë u ngritën nga vendet e tyre nisën të bërtasin. Unë ndoqa vetëm protokollin e emergjencave për incidentet”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?