Urdhër-arresti i ri për Ervis Martinajn, edhe pse dyshohet se e kanë vrarë

Lëshohet urdhër-arresti i ri për Ervis Martinajn, edhe pse ai është i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar.

Akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij, Martinaj dyshohet për vepra penale të urdhërimit të vrasjeve, ndërsa ende nuk jepen detaje se për çfarë është nxjerrë konkretisht urdhër-arresti i ri.

Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Ai ishte mbreti i lojërave të fatit. Ndërsa tani kur flitet se e kanë vrarë është lëshuar urdher arresti.

SHKARKO APP