Plagosja në Shëngjin/ Akuzojnë nipat e ish-deputetit. Reagon Arben Ndoka
Një prej personave të plagosur pasditen e sotme në Shëngjin është plagosur edhe më 25 qershor. Bëhet fjalë për Florian Dushkun, i cili u godit me qytën e pistoletës ditën e zgjedhjeve nga nipi i Arben Ndokës. Dushku, njihet si simpatizant i LSI-së dhe përplasja asokohe ka ndodhur ne qendren e votimit te Shëngjinit.
Lidhur me atentatin e sotëm, mësohet se dy të rinjtë Samet Bercaj 19 vjeç dhe Florian Dushku 28 vjeç janë qëlluar me armë zjarri në gjymtyret e poshtme teksa shëtisnin në trotuarin e qytetit bregdetar. Policia tha se autorët e krimit udhëtonin me një makinë dhe pasi kanë qëlluar disa here me pistolete janë larguar.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur postoblloqe në kërkim të autoreve ndërsa në ndihmë të policisë së Lezhës erdhen edhe 2 furgonë me trupa te FNSH.
*Pamje nga vendi i ngjarjes
Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha denoncoi sot në mbrëmje nëpërmjet dy mesazheve të ‘qytetarëve dixhital’ se ishin nipërit e ish deputetit të PS-së, ata që plagosën dy të rinjtë sot në Shëngjin.
Sipas qytetareve dixhital, personat që kanë plagosur dy të rinjtë kanë qenë nipërit e ish deputeti të PS-së, Arben Ndokës. Sipas tyre ngjarja e sotme ka lidhje me plagosjen e një të riu, militant i një force politike në vend, gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.
Denoncimi i Berishes
Lezha ne terror!
Banda e Arben Ndokes se PS pergjak Lezhen.
Nipat e tij ne kerkim derdhin bresheri kallashnikovi mbi dy te rinj. Çunat e krimit i ndihmojne!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! Sb
“Mirembrema zoti Berisha!Ska nje ore qe ne shengjin ndodhi nje ngjarje ku u plagosen 2 djem te mrekullueshem nga dora e familjes kriminele, Familja e Arben dhe Sander Ndokes qe cdo dite po terrorizojne Lezhe dje deri sa arriten sot ne plagosjen e rende te Florian Dushkut dhe nej shoku te tij.
Policia e Lezhes per mbi nje ore pas vrasjes as qe ngriti postoplloqe e as qe u vu ne ndjekje te autoreve edhe pse dihej se ishin Nokaj(nipat e Arben Ndokes).Si i vetmi njeri tek i cili kemi shprese dhe denoncon kriminelet ju lutem qe te beni publike kete mesazh.Ju faleninderit!”
“Zoti Berisha jam nje qytetar nga Lezha,Banda e nipave te Ben Ndokes,djemt e vellait te tij,sapo kan gjuajtur 2 persona qysh me konfliktin e zgjedhjeve,nipat e tij jane ne kerkim nga policia pasi Kane bere nje sere veprash penale e policia del me konklodimin qe nuk gjinden po ato perdit jane ne Lezhe e dalin lirshem pasi Arben Ndoka e njerzit e tij shoqerohen per dreka e darka me Drejtorin e Policise,te lutem anonim”.
Por menjëherë ka reaguar ish deputeti Arben Ndoka, duke i konsideruar këto shpikje të radhës së Berishës.
Ai i liston disa nga akuzat që i janë bërë përherë Berishës duke nisur që nga 4 të vrarët në 21 janar, të vrarët në Gërdec dhe të tjera, që për asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar.
Reagimi i plote i Arben Ndokes
“Qytetari Dixhital “ nje shpikje e Berishes qe jo rrallehere e ka nxjerre qesharak ne Parlament dhe perballe te gjithe shqiptareve. Te ngresh akuza per krime pa piken e logjikes e proves materiale, eshte propagande tipike e deliranteve ekstremiste. Kjo ndodh me siguri pasi injorantit Berisha i shfaqen fantazmat e se kaluares, vrasjet e bashkepunetoreve dhe biznesmeneve e politikaneve qe te dolen kundra. Nder ta , Olldashi, Trebicka, e shume te tjere. Mos u merr me familjen time as me nipat e mi, e te hedhesh balte mbi to. Intrigat e shpifjet e tua jane te flliqura si ti dhe te liga njekohesisht. Merru me djalin tend I cili me njeren nga grate e tij reklamon luksin e shfrenuar, luksin e siguruar nga párate qe i vodhet shqiptareve, merru me vajzen tende dhe perqindjet e medha qe merrte nga cdolloj biznesi e koncesioni, ishte ortake kudo dhe nuk la gje pa vjedhur bashke me ty ne kete vend. Merru me bemat e tua o plak injorant qe i ule dinjitetin te qenit shqiptar. Shpjego vjedhjen e qindra miliona Eurove qe vodhi Basha rruges se Kombit ne bashkepunim me femijet e tu. Ke vrare, ke vjedhur, ke vrar te ardhmen e cdokujt ne kete vend. Ke mohuar baxhanakun, ke vrar 26 veta ne Gerdec, mijera shqipetar ne vitin 1997, Ke futur ne burg njerez te cilet i ke planefikuar para se te ndertoje kurthim me njerezit e tu ndaj tyre,ke maskruar vendin ne cdo aspekt dhe prak ke fytyre te flasesh e te besh lloqe si ato plakat qe shohin filxhan gjith diten.

