Fluks në doganën e Kapshticës, emigrantët shqiptarë kthehen në atdhe për festa
Mesdita e të shtunës e ka gjetur mes radhëve të gjata doganën e Kapshticës. Këtë doganë janë krijuar radhë për shkak të kthimit të qytetarëve shqiptarë që punojnë në Greqi dhe kanë vendosur të kthehen në Shqipëri për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Në hyrje të pikës së kalimit po punohet me 5 sportele ndërsa në dalje me 3.
Gjatë 25 orëve të fundit në territorin shqiptarë kanë hyrë 4300 persona, 700 prej tyre, janë të huaj ndërsa të tjerët shqiptarë.


