FMN jep alarmin: BE-ja në kopals, monedha euro “e pavlerë”?

Paqëndrueshmëria e Europës, nisur nga dalja e Britanisë nga BE-ja por dhe të shtete që kërkojnë referendume, duket se Kontineti nuk është në ditët më të mira.

E ardhmja e monedhës euro dhe e gjithë projektit të BE-së,  sipas një shqyrtimi nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të ekonomistëve të njohur, është drejt rënies.

Refruar një artikulli të gazetës britanike, “Daily Express”, ku theksohet se shefat e FMN paralajmërojnë se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë në BE-në, do të pengojë seriozisht perspektivat e rritjes në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pika bazë e kësaj panorame të zhumtë është votimi për Brexit, për të cilin FMN-ja ka tërhequr vërejtjen e kaosit ekonomik ku dhe ka bërë thirrje për një “tranzicion të qetë” për post BE-në në Britani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas gazetës, me fjalë të thjeshta, organizata ndërkombëtare është shprehur se eurozona është në një udhëkryq kritik. “Gjithnjë e më e paqëndrueshme. Nëse problemet kolektive zgjidhen, eurozona ka të ngjarë të vuajnë periudhave të shkurtra të përsëritura të paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike çon në kriza e besimit dhe pengesat ekonomike”.

Në deklaratën e cilësuar si të mallkuar, thuhet edhe se kriza e emigrantëve mund edhe të shënojë fundin e lëvizjes së lirë dhe se vendet e tjera të bllokut mund të duan referendume.

Ekonomisti, Profesor Christopher Pissarides, ka thënë se Europa mund të duhet të braktisë euron, pasi pasiguria do të reduktojë investimet dhe do të godasë krijimin e vendeve të punës.

Paralajmërimet janë:

1- Banka franceze Societe Generale ka paralajmëruar se; Italia dhe Franca mund të lënë monedhën e përbashkët të BE-së

2-Agjencia e vlerësimit Moody tha se e ardhmja e  BE-së është në rrezik

3-Bankat në Europë janë në një presion në rritje

4-Grupi më i madh në botë parashikoi se rënia do të çojë në një bum turistik në Mbretërinë e Bashkuar

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?