“Forumi Shqiptar” fitues i zgjedhjeve në komunën e Tuzit në Mal të Zi

Rezultatet e zgjedhjeve në Tuz të Malit të Zi tregojnë për një fitore të plotë të koalicionit“ Forumi Shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike në Mal të Zi.

Kryetari aktual i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka arritur të marrë fitore në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në këtë komunë. Gjeloshaj kandidonte në siglën e koalicionit “Forumi Shqiptar”, ku përballë ishin edhe 3 koalicione të tjera dhe 3 lista të pavarura.

Fikret Ljuljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit “Forumi Shqiptar”, tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate, që do të thotë një fitore binsëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas shpalljes së fitores mbështetësit e Gjeloshajt kanë nisur festën me flamuj shqiptarë dhe fishekzjarrë. Këto janë zgjedhjet e dyta lokale në atë komunë, pasi Tuzi u bë komunë e pavarur vetëm në vitin 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga një mandat morën dy parti të vogla të spektrit politik malazez.

Numri i mandateve të fituara i siguron “Forumit Shqiptar” mundësinë që vet të themelojë qeverinë vendore

Në zgjedhjet e së dielës morën pjesë mbi 66 për qind e të elektoratit, i cili numëron mbi 12.000 votues.

Statusi i komunës së pavarur, Tuzit iu rikthye në shtator të vitit 2018 duke e shkëputur atë nga kryeqyteti i Podgoricës. Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat urbane të kryeqytetit.

Për gati dy dekada, kërkesa kryesore e forcave politike shqiptare, por edhe e diasporës, ishte pavarësia e plotë e komunës së Tuzit.

Në zgjedhjet e para të vitit 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, e cila deri atëherë kishte një bazë të fortë elektorale dhe mbante pushtetin në këtë komunë urbane./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?