
Dy ballkone panoramike janë inauguruar në fshatin Llangë, në Njësinë Administrative Steblevë të Bashkisë Librazhd, me synim përfshirjen e të rinjve si dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit malor. Investimi i realizuar përmes bashkëfinancimit të Bashkisë Librazhd dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë, pritet ti afrojë më shumë të rinjtë me natyrën.
Kryebashkiaku Mariglen Disha vlerësoi bashkëpunimin me AKR-në duke shprehur gatishmërinë për të aplikuar edhe në thirrjet e ardhshme për financimin e projekteve të tjera në Bashkinë Librazhd. “Bashkë me drejtoreshën e Përgjithshme të AKR-së dhe sy deputetët e bashkisë së Librazhdit jemi në fshatin Llangë të njësisë Administrative Stëblevë për të parë nga afër përfundimin e punimeve të dy ballkoneve panoramike. Shpresojmë të aplikojmë për thirrje që do hapen në vazhdim për të fianamcuar ndonjë projekt të mundshëm për bashkinë e Librazhdit”, tha kryebashkiaku i Librazhdit.
Nga ana e saj, drejroresha e Përgjithshme e AKR-së u shpreh se investimi do të shërbejë jo vetëm si një pikë e re turistike, por edhe si një hapësirë që afron të rinjtë me natyrën dhe aktivitetet që ofron zona. “Jam shumë e lumtur që sot po shikojmë gjithë këtë investim. Në fakt përpos faktit që do jetë një pikë shumë e rëndësishme për rininë, do të jetë pikë e rëndësishme turistike. Me këtë rast dhe të rinjtë duhet ti sjellim sa më shumë që të afrohen edhe me natyrën, por dhe me aktivitete që i ofron zona”, theksoi ajo.
Deputetja e PS-së, Bora Muzhaqi theksoi se projekti ndërthur dy prioritete, turizmin dhe rininë, duke nënvizuar potencialin që ka Librazhdi për zhvillimin e turizmit malor. Ajo përmendi gjithashtu mundësitë për përfshirjen e të rinjve të trajnuar në guida malore dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera turistike, si zipline.
“Në nga fokuset e kryetarit që kur ka filluar punën si kryetar bashkie ka qenë turizmi dhe të rinjtë kanë qenë gjithmonë mbështetje me idetë kreative që kanë patur dhe sa bukur që sot kemi një kombinim të të dyja fushave. Është një projekt që i shërben turizmit që tashmë numrat i kemi gjithnjë në rritje në Librazhd por edhe të rinjtë të kombinohen. Ne kemi shumë të rinj që janë trajnuar për të bërë gudia malore dhe pse jo do të kenë dhe zipline”, tha Muzhaqi.
Ballkonet panoramike, të vendosura përballë kullave karakteristike qindravjeçare të Llangës, pritet të shtojnë ofertën turistike të zonës dhe të krijojnë një tjetër pikë interesi për vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë natyrën dhe peizazhet e Steblevës.









