FOTO/ Aksident në Vlorë-Fier, makina përmbyset në rrugë. Shpëton mrekullisht shoferi

Një 36-vjeçar nga Vlora ka qenë me fat, pasi i ka shpëtuar një aksidenti të frikshëm mesditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Mjeti me të cilin udhëtonte, një “Volskwagen-Polo” ka dalë nga rruga rreth orës 15:30 pranë fabrikës së kripës, duke u përplasur me trafikndarësen.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga BalkanWeb, përplasja ka qenë aq e rrezikshme sa mjeti me targë AA 013 HI është kthyer përmbys në rrugë.

4e795736-3dfa-4687-88c9-c9c4eb1c1b60

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa shoferi R.Z., 36 vjeç nga Vlora është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

9b406879-1394-425e-a5cf-d527334eea75
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?