FOTO/ Arrestohet bullgarja në Qafë Thanë me 21 pako me kanabis

Drejtoria e Policisë Kufitare Korçë godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Gjatë këtij operacioni u sekuestrohen 21 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë një shtetase bullgare, transportuese e saj.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases:

Swiss Digital Desktop Reklama

Maria Piskova, 28 vjeçe, lindur në Bullgari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 05.04.2017, kjo shtetase u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa BL987TS.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë, ku në bashkëpunim edhe me strukturat e Doganës u krijuan dyshime se në të mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar, konkretisht në pjesën e prapakolpit të këtij mjeti u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

21 pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, si edhe peshimi i sasisë do të kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?