FOTO/ Drogë drejt Napolit, ja kush janë tre shqiptarët e arrestuar që iu sekuestrua pasuria

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i koduar “Smoke Snake” është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe që ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;

18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shqiptari me iniciale L. C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E. N. 26 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E. Sh 39 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?