FOTO/ Dy shqiptarë kapen me heroinë në Itali. Ja emrat

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Foggia, me gjysmë kile heroinë.

Arrestimi i tyre erdhi pas kontrolleve të ushtruar në rrugët e zonës rurale të Foggias, ku karabinierët vunë re një makinë të dyshimtë me dy persona në të.

Dy burrat, identifikuar më pas si Abaz Vrapi, lindur më 1969, dhe Armand Hasa, 1988, qytetarë shqiptarë rregullisht të pranishëm në Itali, u vunë re teksa fshihnin diçka mes bimëve, që në fund rezultoi të ishte një “bukë” me rreth 500 gramë heroinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollet e mëpasshme personale dhe të banesave sollën edhe gjetjen e 25 gramëve marijuanë. Autoritetet kanë kërkuar masën arrest me burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?