FOTO/ Dyshohej për vrasjen e të shoqit në 2013-ën, policia e arreston për diçka tjetër

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga Efektivat e Policisë në banesën e saj u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • një pushkë, model 56 dhe • 6 copë fishekë, model 56 , të cilat i mbante pa leje. Shtetësia e mësipërme ka qenë e dyshuar për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje për të cilën aktualisht ndodhet i arrestuar djali i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”,- thuhet në deklaratën e policisë.
LAJMI PER VRASJEN NË 2013
Vrasja e Dali Krashit 64 vjeç ka ndodhur në fshatin Tapizë të Krujës, ndërsa për krimin u arrestua i biri 18-vjeçar në atë kohë Ardit Krashi, por e dyshuar ishte edhe nëna e tij Ahmedie Krashi. Sipas dëshmisë së këtij të fundit, i ati kishte shkaur i dehur në banesë dhe ka nisur të rrahë të gjithë anëtarët e familjes, në përpjekje për ta ndaluar, ai e ka goditur në kokë për vdekje. “E nxora jashtë dhe e lidha këmbë e duar. Nuk e dija që kishte vdekur” është shprehur 18-vjeçari.
(ma.ar/BalkanWeb)

