FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO- Kur Libri thyen akujt mes PD-së dhe PS-së, shtrëngime duarsh dhe buzëqeshje mes kolegësh

Panairi i Librit, i cili u çel dje në kryeqytet ka bërë bashkë deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit, përveç qytetarëve të shumtë në numër.

Një nga tendat më të vizituara ka qenë padyshim ajo ku ish-deputeti socialist Namik Dokle promovonte librin e tij, dhe ndante me miqtë përshtypje dhe shënime.

Në radhë për të shtrënguar duart me Doklen nuk kanë qenë vetëm ish-kolegët e tij socialistë, por edhe ish-ministri i Financave në qeverinë Berisha, Ridvan Bode, apo Agron Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu ky panair ka shërbyer që të shohim edhe njëherë dy nga ish-deputetet më jetëgjata në PS, Arta Dade dhe Valentina Leskaj, të cilat duket se nuk kanë humbur aspak nga sharmi me të cilin jemi mësuar t’i shohim përherë. Sa mirë që ekzsitojnë librat, të paktën aty nuk ka ndasi ngjyrash dhe bindjesh politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më shumë shihni momentet e fiksuara sot nga fotografi Agim Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?