FOTO / Nis montimi i urës për kalimtarët në zonën e ish-Ekspozitës

ura-1 ura-3 ura-4

Edhe pse në një nga zonat më të populluara të Tiranës, qytetarët ishin të deyruar që për vite më radhë të kalonin  në një urë të dëmtuar në zonën e ish-Ekzpozitës, e cila lidh Bulevardin Zhan Dark me Bulevardin Gjergj Fishta.

Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës, ura e re që do të ndërtohet do të rrisë jo vetëm sigurinë e qytetarëve, por në të njëjtën kohë do të përmirësojë edhe imazhin,  falë harmonisë që krijon me mjedisin përreth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ai që ka dhënë lajmin e mirë për banorët e kryeqytetit, ndërsa e ka shoqëruar postimin e tij në Facebook edhe me disa foto të urës së re e cila ka nisur montimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sa prej jush kanë kaluar mbi urën tek ish-Ekspozita e kanë menduar se ka ardhur koha të bëhet e re? Sot është dita, nisi montimi i urës së re ? ”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës, jo shumë larg zonës së Ekspozitës, është duke ndërtuar edhe një urë tjetër në zonën e njohur si ish-Stacioni i fundit i Unazës së Re, e cila do të lehtësojë jo vetëm kalimin e qytetarëve, por në të njëjtën kohë edhe të automjeteve duke lehtësuar edhe trafikun në këtë zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?