FOTO/ “Padituria” e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke dashur ti bashkohet me zell njerëzve të cilët mbrojnë Edi Ramën nga bomba që ka plasur me dosjen ‘Habilaj’ dhe çështjen ‘Tahiri’, e ka treguar veten që është i paditur në fushën e jurisprudencës.

Në tentativë për të kundërshtuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, sot Balla ka bërë disa gafa juridike dhe një mashtrim.

Me një postim në “Facebook”, Taulant Balla thotë se Dritan Zagani është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që sipas tij rrëzojnë pretendimet e Lulzim Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pikërisht këtu, kreu i grupit parlamentar të PS-së ka treguar paditurinë e tij në fushën juridike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti i parë është që masa e sigurisë nuk është dënim. Ajo mund të kthehet në një dënim në momentin që gjykata në fund dënon përfundimisht personin për të cilin zhvillohet gjyqi.

Fakti i dytë është që Balla jep një gjysmë informacion. Ai ka publikuar vetëm masën e parë të sigurisë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Fakti i dytë është se masën e dytë, ose më saktë, ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest ne burg’ në ‘arrest në shtëpi’ e ka dhënë gjykata e Fierit, pas shpalljes së moskompetencës që vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai fillimisht u dyshua për trafik, por më pas akuza u zbut vetëm në shpërdorim detyre, e cila nuk është kompetencë e Krimeve të Rënda, por e Gjykatës së rrethit.

Në këtë rast, e Fierit për shkak se ai ka qenë atje në detyrë kur ka konsumuar veprën shpërdorim detyre.

Një këshillë për grupin parlamentar të PS-së: Para se kryetari të shkruajë në “Facebook”, jepini ndonjë këshillë juridike.

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?