FOTO/ Policia e Shtetit këshillon qytetarët: Kujdes nga hajdutët gjatë festave, ja si të veproni
Sipas statistikave të policisë shqiptare, muaji dhjetor shënon numrin më të lartë të vjedhjeve nëpër banesa.
Hajdutët përfitojnë nga atmosfera e festave për të hyrë në banesa duke vjedhur para dhe sende me vlerë.
Në këtë aspekt, Policia e Shtetit ka përgatitur disa këshilla për të gjithë qytetarët si duhet të veprojnë dhe të bëjnë kujdes për të shmangur vjedhjet.
Njoftimi i Policisë së Shtetit.
Festat e Fundvitit janë periudha më e bukur e vitit! Ndonëse Dhjetori është muaj i ftohtë, magjia që këto festa mbartin në vetvete, ngjyrat apo arredimi festiv e bëjnë më të ngrohtë dhe tejet festiv.
Gjithkush mendon për përgatitjet e fundvitit si një argëtim më shumë, përtej rutinës së zakonshme.
Në fakt është një periudhë që për të gjithë ne kërkon impenjim.
Dikush në familje impenjohet në zgjedhjen e dhuratave, dikush me gatime apo dikush tjeter me arredimin e ambjenteve.
Pikërisht duke lënë në harresë një fenomen që sipas statistikave ndër vite , kjo është periudha ku shtëpitë bien “pre” e hajdutëve.
Policia e Shtetit ka përgatitur disa këshilla të thjeshta, me qëllim rritjen e kujdesit në këtë drejtim.
Gezuar Festat.












